LB për marrëveshjen në Ohër: Një “marrëveshje” që nuk zgjidh gjë

Lëvizja për Bashkim (LB) për dakordimin e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Ohër ka thënë se është një “marrëveshje” që nuk zgjidh gjë

Valon Murati, Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim (LB) ka reaguar mbi dakordimin e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të shtunën e 18 marsit.

LB ka thënë se kjo është një “marrëveshje” që nuk zgjidh gjë.

“Ashtu sikurse që u bë e njohur për publikun, më 18 mars, nuk pati marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga deklaratat e tri palëve pas takimit, Kosova dhe Serbia, pas një presioni të madh të BE-së dhe SHBA-së, janë pajtuar për të zbatuar planin e BE-së, i cili në realitet, jo që nuk zgjidh gjë, por i komplikon tutje raportet Kosovë-Serbi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.

“Në Ohër, u vazhdua rruga e gabuar e bisedimeve të qeverive të kaluara, që të bisedohet vetëm për çështjet e brendshme të Kosovës dhe u ‘harruan’ shqiptarët e Kosovës Lindore, pra Kryeministri Kurti ‘harroi’ reciprocitetin si parim të zgjidhjes së problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; njohja ndërmjet dy vendeve u zëvendësua sërish me ‘njohjen faktike’ të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, njohje, të cilën e kanë ‘siguruar’ shumë herë më parë edhe qeveritë e kaluara; rreziku nga implementimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, u zëvendësua me paqartësinë rreth ‘vet-menaxhimit’ të komunitetit serb në Kosovë; dhe mbi të gjitha, në horizont duken qartazi tendencat e të dyja palëve për vazhdimin e status quo-s dhe zvarritjes së zgjidhjes së problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet tutje në reagimin e LB-së.

Tutje Lëvizja për Bashkim thekson se qeveria e Kosovës, “duke ndjekur rrugën e gabuar”, e ka vendosur vendin në presion ndërkombëtar për zbatimin e një marrëveshjeje.

“Lëvizja për Bashkim, edhe një herë deklaron se pa shtrimin e drejtë për zgjidhje të problemeve të mbetura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra pa reciprocitet në të drejta deri në ripërcaktim të kufijve, nuk do të ketë marrëveshje finale, nuk do të ketë zgjidhje e as pajtim të dy vendeve”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika