LDK akuzon Kurtin për zvarritje, Rukiqi: Kurti kërkon president politik ose zgjedhje të reja

 Berat Rukiqi, anëtar i Kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se në takimet e zhvilluara mes Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti, ky i fundit ka insistuar vazhdimisht që të ketë president politik.

“Insistimi i tij i vazhdueshëm ka qenë që të ketë ose president politik të cilin ai e kontrollon ose të shkohet në zgjedhje”.

“Krejt kjo pjesa tjetër është lojë fjalësh dhe lojë për me ia bartë fajin dikujt tjetër. Nëse ne nuk do ta kishim këtë lloj qasje në politikë, sidomos në këto vitet e qeverisjes së Vetëvendosjes, e cila komplet lojën politike e ka të bartjes së fajit apo të tendencës për me i poshtëru kundërshtarët, ne do të kishim shumë më shumë edhe besim edhe kushte më të mira për negociata edhe zgjidhje më të shpejta”.

“Nëse z. Kurti do të donte ta zgjidhte këtë problem dhe vendit t’i jepte president ashtu siç kemi kërkuar ne… nëse ai do ta kishte këtë vullnet kjo punë do të përfundonte shumë shpejt. S’ka nevojë të pritet me ditë e me javë me u taku e me mbajt nga takimi në takim, këtë punë e përfundon shpejt”, ka thënë Rukiqi.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika