LDK-ja dhe AAK-ja e braktisin Kuvendin pas mungesës së përgjigjes nga Kurti

Deputetët nga radhët e LDK-së dhe të AAK-së e kanë kundërshtuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti që të përgjigjet ndaj deputetëve

Foto nga Kuvendi

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë kundërshtuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti që të përgjigjet ndaj deputetëve.

“Kjo vetëm në shtete diktatoriale ndodh që kryeministri të refuzojë të përgjigjet në pyetjet e deputetëve”, ka thënë deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, teksa Arben Gashi i LDK-së e quajti të papranueshme refuzimin e Kurtit.

Këta të fundit lëshuan edhe seancën e Kuvendit.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve të Kuvendit.

Kjo, sipas Kurtit, do të bëhet shkak i mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë deputetët që i bëjnë pyetjet, nuk do të kenë përgjigjet, edhe pse i kam tashmë të përgatitur. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet. E jemi të njëjtit shtet, nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit publik dhe shtetëror”, ka thënë Kurti në hollin e Kuvendit.

Ky reagim i Kurtit erdhi pasi deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e pyeti kryeministrin se përse nuk po e njeh Greqia Kosovën ashtu siç pretendonte Kurti kohë më parë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika