“LDK dhe PDK nuk treguan gatishmëri”- Ramabaja: Mungon maturia politike, kompromisi për Presidentin ishte i mundur

Analisti Sadri Ramabaja në Debat Plus ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Dihet që kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot, ku nuk kanë arritur një kompromis. Ndërsa nga ana tjetër, PDK ka thirrur Këshillin Drejtues, ku kanë marrë vendim që për çështjen e Presidentit nuk kanë më çfarë të bisedojnë. Madje, kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, ka treguar se oferta e VV-së ka qenë që deputetët e PDK-së të rrinë në sallë kur votohet për President dhe për këtë të marrin kryetarin e Kuvendit.

Ramabaja është shprehur se qëndrimet e PDK-së dhe LDK-së, në një mënyrë ose në një tjetër, janë ezauruar që nga 9 shkurti i vitit 2025, me përsëritje të vogla.

Ai është shprehur se skena politike e vendit vuan nga mungesa e theksuar e maturimit politik dhe kuptimit të mirëfilltë të demokracisë.

“Kësaj radhe ka qenë e pritshme të kemi kompromis për figurën e presidentit, sepse të gjithë pajtohemi që figura e presidentit në sistemin tonë politik nuk është pushtet, por është figurë e unitetit dhe përfaqësimit… në këtë kuadër mundësia e kompromisit ka qenë e lehtë, por as LDK-ja as PDK-ja nuk u treguan të gatshme të bëjnë një kompromis”, tha Ramabaja.

Të fundit nga rubrika