LDK dorëzon kallëzim penal për konkursin në KEK

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e konkursit të fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Kallëzimin penal e kanë dorëzuar tre anëtarët e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, Xhafer Tahiri dhe Shkëmb Manaj.

Manaj bëri të ditur se këtë e kanë bërë kundër kryesuesve dhe anëtarëve të komisionit që kanë qenë përgjegjës për konkursin publik të KEK-ut.

“Po ju njoftojmë që LDK, ashtu siç ka deklaruar edhe kryetari Abdixhiku, ka deponuar një kallëzim penal, në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë në konkursin e KEK-ut. Ky kallëzim penal është thirrje për drejtësi, për mbi 4600 kandidatë që ju kanë shkelu të drejtat nga marëdhënia e punës”, deklaroi Manaj para mediave.

Xhafer Tahiri, Shkëmb Manaj dhe Sibel Halimi

Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për punësime partiake e familjare të mbi njëqind kanidatëve.

Sipas Manajt, partia në pushtet e kishte hapur konkursin me motive politike, ndërmjet dy proceseve zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, sic ka thënë për të fituar sa më shumë vota.

“Ju e dini që LVV-ja, në rundin e parë ka pësuar humbje të thellë, dhe këtë konkurs dhe konkurset tjera ndërmjet dy zgjedhjeve e ka bërë që të favorizojë militantët e tyre partiakë  dhe kjo të ndikoj në procesin zgjedhor në rundin e dytë të zgjedhjeve. Ne mendojmë që partia në pushtet është e implikuar në këto procese”, ka thënë ai.

Sipas tij, LVV-ja është duke e kapur çdo institucion të pavarur duke futur aty njerëz jo-kompetent.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Një ditë më parë kishte reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e kishte paralajmëruar kallëzimin penal që është bërë të mërkurën nga bashkëpartiakët e tij.

“Ky është modeli i pushtetit në vend. Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim; dhe atë hapur e pa brengë. Ata që e arsyetojnë kapjen, që normalizojnë zëvendësimin e një kapësi me tjetrin, le t’iu flasin sot të katër mijë aplikantëve që janë refuzuar sepse s’kishin parti”, kishte thënë Abdixhiku.


Prokuroria nis hetimet rreth punësimeve në KEK

Raportimi i mediave për nepotizëm në konkursin e hapur nga KEK-u, ka bërë që Prokuroria e Prishtinës të nisë hetimet.

Mësohet se hetimet i ka nisur, Departamenti i Krimeve të Rënda, apo Njësiti për Krime Ekonomike.

“Prokuroria më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Shtetit- Prishtinë

Reagimi i KEK-ut

Pas hovit të madh që bëri lajmi për mundësinë e keqpërdorimeve në konkursin e Korporatës Energjetike Të Kosovës (KEK), këta të fundit kanë dalë më një reagim.

reagim thuhet se “KEK është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit”

Në komunikatën e postuar në Facebook, KEK-u i inkurajon të gjithë ata që mendojnë se ju kanë shkelur të drejtat të ankohen brenda afatit ligjor. Sipas tyre cdo ankesë do të merret me seriozitetin e duhur.

“Në këtë drejtim, KEK ju siguron se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit, kudo që do të ketë pasur shkelje në proces”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika