LDK e AAK njëzëri kundër buxhetit të Qeverisë Kurti: Nuk e votojmë

LDK-ja dhe AAK –ja kanë deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin e Kosovës për vitin 2025, duke kërkuar ndryshime dhe rishikim të plotë

Pamje nga Kuvendi i Kosoves

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë buxhetin e shtetit për vitin 2025.

Shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se të hënën e ardhshme është vendosur të mbahet seanca në të cilën do të diskutohet buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2025.

“Të hënën një seancë me pikën e vetme të rendit të ditës, diskutimin për buxhetin e vitit 2025. Sot kemi vazhdimin e seancës së javës së kaluar por do shohim a do të jetë prezent LVV-së, ne do të jemi prezent dhe do të shfaqim shqetësimet tona”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se do të japin vërejtjet e tyre dhe nëse ato merren parasysh do ta shohin si mundësi votimin e buxhetit.

“Ne nuk e votojmë buxhetin. Ne do të japim vërejtët tona dhe nëse ato merren në konsideratë, atëherë do ta shohim si mundësi. I ka dy probleme ligjore dhe kushtetuese, që Qeveria e Kosovës i ka propozuar gabimisht”, ka deklaruar Gashi pas mbledhjes së Kryesisë.

Kryetari i GP-së së AAK-së, ka deklaruar gjithashtu se partia e tij nuk do ta votojë buxhetin për 2025.

“Ne nuk e votojmë, nuk e mbështesim, dhe zotohemi që do ta rishikojmë në qeverinë e ardhshme dhe pozicioni i AAK-së në qeverinë e ardhshme lidhet në dy tema në atë të pagave dhe projekteve kapitale.

Nuk ka mundësi ky ligj as me u përmirësu, me ndodh kjo duhen së paku 50 amendamente që me rregullu punën e pagave në sistemin publik. Ne nuk e votojmë këtë buxhet”, ka deklaruar Tahiri.

“Është buxhet që nga ne do të kundërshtohet fuqishëm. Dhe është buxhet që duhet të rishikohet në mars të viti të ardhshëm. E mira e kësaj punë është se më 9 shkurt janë zgjedhjet, e pas 9 shkurtit Qeveria e re duhet ta rishikojë në plotni këtë buxhet”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika