LDK e quan të paplotë rezolutën për Specialen
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot lidhur me rezolutën e miratuar mbrëmë në Kuvendi i Republikës së Kosovës, e cila ka të bëjë me angazhimin dhe respektimin e ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. Në deklaratën e saj, LDK theksoi se Kuvendi ka […]
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot lidhur me rezolutën e miratuar mbrëmë në Kuvendi i Republikës së Kosovës, e cila ka të bëjë me angazhimin dhe respektimin e ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Në deklaratën e saj, LDK theksoi se Kuvendi ka detyrim historik dhe politik të flasë me një zë të përgjegjshëm për drejtësinë dhe jo përmes rezolutave që, sipas tyre, mbeten të pjesshme dhe selektive.
Sipas LDK-së, drejtësia nuk mund të trajtohet si koncept i fragmentuar dhe duhet të vlejë për të gjithë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës beson se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka detyrim historik dhe politik të flasë me një zë të përgjegjshëm, të plotë dhe të drejtë për drejtësinë, jo me rezoluta të pjesshme dhe selektive.
Rezoluta e paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës u miratua mbrëmë me 90 vota për dhe një kundër. Dokumenti përmban shtatë pika dhe synon të kërkojë nga institucionet e drejtësisë në Hagë respektimin e standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe garantimin e transparencës dhe llogaridhënies.
Vota e vetme kundër rezolutës u dha nga deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Fato Geci.















