LDK: Edhe një karton i kuq nga Gjykata Kushtetuese, Qeveria e ka kthyer këtë në normalitet

“Shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës gjatë këtij pushteti e nga ky pushtet ka kaluar në normalitet", thuhet në reagimin e LDK-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Zyrtarët Publikë

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka akuzuar Qeverinë për “shkeljen e ligjeve dhe të Kushtetutës” duke theksuar se e ka kthyer këtë në normalitet.

Në një konferencë për media, deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, ka thënë se përveç shkeljeve, Qeveria po merr “vendime të dëmshme” në vazhdimësi.

“Shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës gjatë këtij pushteti e nga ky pushtet ka kaluar në normalitet. Shkel mbi shtetin vetëm për pushtetin. Më shumë se shkeljet është padituria e kësaj Qeverie. Ashtu siç janë shkeljet kushtetuese në vazhdimësi, janë edhe tërheqjet dhe vendimet e dëmshme në vazhdimësi.. Kjo tërheqje shihet si një lojë e ndyrë e Kurtit në raport më dështimin e tij në procesin e dialogut dhe rënien e tij në grackën e Vuçiqit”, ka thënë Zemaj.

Kurse, Shkëmb Manaj nga LDK ka theksuar se Qeveria po merr “kartona të kuq” çdo ditë për secilën fushë.

Sipas tij, zyrtarët publikë gjenden në presion nga partia në pushtet.

“Sot lajm do të ishte nëse ky pushtet nuk shkel ligje dhe Kushtetutë. Gati gjysma e ekipit qeverisës kanë marrë karton të kuq nga shkeljet kushtetuese. Në vend se me u largu, ata mbrohen. Dje Gjykata Kushtetuese i dha një karton të kuq pushtetit absolut. Zyrtarët Publikë në secilin institucion janë në presion të madh nga partia në pushtet. Shumica e pozitave të larta drejtuese po funksionojnë me ushtrues detyre”, ka thënë Manaj.

Ndryshe, të enjten, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që Ligji për Zyrtarët Publikë t’i dërgohet presidentes së Kosovës për shpallje, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetutën dhe sipas specifikave të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës.

Ligji për Zyrtarët Publikë, Gjykata Kushtetuese kërkon të ndryshohen disa nene

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika