LDK emëron Kryesinë e re, Abdixhiku nis riorganizimin e partisë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar për emërimin e Kryesisë së re, në kuadër të një procesi të thellë riorganizimi politik, i autorizuar nga Kuvendi i partisë i mbajtur më 31 janar. Sipas komunikatës zyrtare, vendimi është marrë nga kryetari Lumir Abdixhiku, pas konsultimeve të brendshme dhe në përputhje me autorizimet e organit më […]
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar për emërimin e Kryesisë së re, në kuadër të një procesi të thellë riorganizimi politik, i autorizuar nga Kuvendi i partisë i mbajtur më 31 janar.
Sipas komunikatës zyrtare, vendimi është marrë nga kryetari Lumir Abdixhiku, pas konsultimeve të brendshme dhe në përputhje me autorizimet e organit më të lartë vendimmarrës të partisë.
Në krye të Kryesisë mbetet Abdixhiku, ndërsa përbërja e re përfshin një kombinim të figurave me përvojë institucionale dhe emrave të rinj.















