Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën është finalizuar marrëveshja për bashkimin politik të partisë.
Kryetari i Lidhjës Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se anëtarët e Këshillit kanë miratuar me votë propozimin e kryesisë për këtë bashkim, njofton Dukagjini.
Sipas tij, Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa ai do të kandidojë për postin e kryeministrit, bashkë me 110 kandidatë të tjerë.
“Përmbyllëm sot një nga proceset më të rëndësishme për LDK-në, atë të bashkimit politik. Anëtarësia jonë i dha mbështetje të plotë propozimit të kryesisë. Ka qenë një punë intensive dhe e përkushtuar për të arritur deri te ky moment”, deklaroi Abdixhiku.
Abdixhiku, mes tjerash, bëri të ditur se për këtë bashkëpunim kanë punuar gjatë dhe bashkë me Vjosën.