LDK ia mbyll derën Kurtit, nuk e do postin e Presidentin e as Qeverinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se partia tërhiqet nga çdo marrëveshje me Vetëvendosjen për pozita institucionale, për shkak se sipas tij, oferta e VV-së ishte nënvlerësuese dhe pranimi i saj do ta bënte LDK-në të dukej vetëm si “dekor” i saj. Abdixhiku ka kërkuar president jopartiak dhe tha se do të jetë në koordinim edhe me partitë e tjera shqiptare për t’i dhënë vendit zgjidhje.

Postin e Presidentit e donin për vete, e për të negociuan disa herë.

Por pas disa takimesh, LDK-ja i dha fund çdo diskutimi politik me Vetëvendosjen.

Lumir Abdixhiku doli nga takimi tri orësh me grupin parlamentar të LDK-së me një qëndrim të prerë.

Partia e tij nuk do më asnjë pozitë për vete në këmbim të zgjidhjes së krizës institucionale.

“LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri. Le t’i mbajë Lëvizja Vetëvendosje. Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, oferta që i është bërë LDK-së nga Vetëvendosje ishte nënvlerësuese, dhe se pranimi i saj do ta bënte LDK-në të dukej vetëm si “dekor” i VV-së.

E nënshtrimin, kreu i LDK-së thotë se nuk e pranon.

“Meqë LVV-ja po vlerëson se s’ka nevojë për LDK-në si partnere s’do ta ketë as si dekor. Në rrethana të tilla, do të qëndrojmë në opozitë, ku qytetarët na kanë vendosur dhe do të ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet”,kashtuar Abdxhiku.

Ndonëse hoqën dorë nga marrëveshja politike, Abdixhiku thotë se partia është e gatshme të kontribuojë që Presidenti i ardhshëm të jetë një emër mbi partitë, një figurë që mbron Republikën dhe Kushtetutën.

“Le të zgjedhim një president që është i Republikës së Kosovës. LVV-ja le ta formojë dhe udhëheq Qeverinë me 61 deputetët e koalicionit të saj, le ta kenë të gjithë ekzekutivin”, ka shtuar Abdixhiku.

Për këtë, Abdixhiku, paralajmëroi kontakte me partitë e tjera shqiptare.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika