LDK ia numëron Qeverisë Kurti 2 “premtimet e thyera”
Lidhja Demokratike Kosovës (LDK), ka bërë një postimi ku ka rikujtuar që Lëvizja Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 gjatë fushatës kishte premtuar se nëse do ta merrte pushtin do të ndërtonte banesa për çiftet e reja me një kosto të volitshme 120euor për 120 muaj. “Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet […]
Lidhja Demokratike Kosovës (LDK), ka bërë një postimi ku ka rikujtuar që Lëvizja Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 gjatë fushatës kishte premtuar se nëse do ta merrte pushtin do të ndërtonte banesa për çiftet e reja me një kosto të volitshme 120euor për 120 muaj.
“Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, por në realitet ata ASNJË nuk e kanë ndërtuar”, thuhet në reagimin e LDK-së në Facebook.
Sipas LDK-së, ky është vetëm një prej premtimeve të thyera nga LVV-ja.
Më tej thuhet që LDK-ja do të angazhohet që qytetarëve të Kosovës t’iu sigurojë më shumë mirëqenien e tyre siç është rritja e pagës.
“LDK do të punojë që qytetarët të mund të kenë një pagë të mirë dhe të përballojnë jetesën e tyre”, thuhet në reagimin e LDK-së.














