LDK-ja ironizon me ftesën e Krasniqit: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

"Përgjigjen dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kemi kthyer tashmë ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtit", ka thënë Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i është përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, i cili kërkoi shpërndarjen e Kuvendit deri më 29 maj.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, deklaroi se përgjigjen dhe qëndrimin e LDK-së ia kanë kthyer tashmë “ideatorit të vërtetë të kësaj nisme”, kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

“Përgjigjen dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kemi kthyer tashmë ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtit”, ka thënë Mustafa për “Telegrafin”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, që një kohë po ripërsërit qëndrimin e saj lidhur me këtë temë.

Sipas LDK-së, është e rëndësishme mënyra se si shkohet në zgjedhje.

Andaj, sipas Mustafës, Kurti së pari duhet të japë dorëheqje, pastaj procedurat e tjera diskutohen në vazhdim.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në letrën drejtuar liderëve të partive parlamentare ka shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë domosdoshmëri duke kërkuar koordinim e hapa konkretë.

Ai u shpreh se 30 qershori dhe 7 korriku janë propozuar si data për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas tij, për të arritur ndonjërën nga to, shpërndarja e Kuvendit duhet të votohet më së largu më 29 maj.

Krasniqi e Kurti para një jave u takuan dhe diskutuan për zgjedhjet e reja.

Të dyja partitë janë shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa dy partitë e tjera parlamentare, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika