LDK-ja dorëzon kërkesë për anulimin e rritjes së çmimit të rrymës
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke kërkuar anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Përmes një njoftimi në Facebook, LDK ka bërë të ditur se ka mbështetjen edhe të deputetëve të tjerë për ta anuluar ose së paku shtyrë vendimin […]
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke kërkuar anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Përmes një njoftimi në Facebook, LDK ka bërë të ditur se ka mbështetjen edhe të deputetëve të tjerë për ta anuluar ose së paku shtyrë vendimin për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë.
Kjo parti ka kërkuar gjithashtu që të mos ketë rritje të çmimit të rrymës.
LDK e ka cilësuar këtë kërkesë si një hap të domosdoshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve në një kohë të ndjeshme ekonomike.
Ajo ka kërkuar gjithashtu që të zhvillohen konsultime publike, të dorëzohet një analizë e plotë në Kuvend dhe të ketë zotim institucional për të gjetur alternativa që nuk e rëndojnë qytetarin.















