LDK-ja e dorëzon në KQZ listën zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit

LDK-ja ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 9 shkurtit 2025, të cilën Abdixhiku e quan “lista fituese”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dorëzuar zyrtarisht listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2024.

Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ndau lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar listën si “lista fituese” e zgjedhjeve të ardhshme.

“Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lista kryesohet nga lideri i partisë, Lumir Abdixhiku, duke u pasuar nga figura të njohura si Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri dhe Gazmend Muhaxheri.

Në fund të listës gjenden emra si Bashkim Gashi, Enis Derguti, Ibadete Mehmeti, Demokrat Ganiaj dhe Paris Guri.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika