LDK-ja kërkon përkrahje për amendamentin për koeficientin prej 125 eurosh
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar përkrahje për amandamentin për koeficientin prej 125 eurosh. Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Bajrami ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka dalë me statistika të pasinqerta, e cila, sipas saj, ka dështuar të ndërmarrë qoftë edhe një masë […]
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar përkrahje për amandamentin për koeficientin prej 125 eurosh.
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Bajrami ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka dalë me statistika të pasinqerta, e cila, sipas saj, ka dështuar të ndërmarrë qoftë edhe një masë të vetme për të adresuar rritjen enorme të çmimeve.
“Qytetarët e këtij vendi po përballen me krizën më të thellë ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga infalcioni. Qeveria ka dështuar të ndërmarrë qoftë edhe një masë të vetme për të adresuar rritjen enorme të çmimeve”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo ka ftuar përkrahje për amandamentin e propozuar nga LDK.
“Me këtë koeficient nuk kemi rritje reale të pagave, mund të kemi një rritje nominale që nuk e adreson inflacionin. Ne e kemi analizuar buxhetin dhe LDK-ja propozon 125 euro koeficient. Ftojmë që ta përkrahni amandamentin tonë”, ka thënë ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.
Sipas tij, në janar të vitit 2024, koeficienti do të jetë 110.
Deputetët e partive opozitare e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, ku ishte paraparë të mbahet seanca plenare.
Këtë e kanë bërë në shenje revolte për vlerën e koeficientit të ri të pagave prej 105 eurove, që është votuar të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.















