LDK-ja mbledh nënshkrimet për anulimin e vendimeve të ZRrE-së
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka njoftuar se bashkë me disa deputetë të tjerë kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për t’iu drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) me kërkesë për anulimin e dy vendimeve të fundit, të cilat, sipas saj, po rëndojnë qytetarët dhe bizneset. Në një deklarim për media, […]
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka njoftuar se bashkë me disa deputetë të tjerë kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për t’iu drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) me kërkesë për anulimin e dy vendimeve të fundit, të cilat, sipas saj, po rëndojnë qytetarët dhe bizneset.
Në një deklarim për media, Bajrami tha se vendimi i ZRrE-së për të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e energjisë ka sjellë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe mund të shkaktojë një valë të re inflacioni në vend.
“Sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve, ë cilat do të vazhdojmë t’i marrim, sepse edhe koha ishte e shkurtër në seanca. Si deputetë nënshkrues do të kërkojmë, do e dorëzojmë të hënë te ZRrE, për anulimin e dy vendimeve. Anulimit e vendimit për të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e energjisë elektrike, e cila ka rezultuar në ngritën e çmimit të energjisë elektrike. Në mënyrë që të parandalojmë një valë të re të inflacionit”, ka thënë Bajrami.
Ajo shtoi se megjithëse në letër figurojnë 19 operatorë tregtarë të energjisë të licencuar nga ZRrE, në realitet bizneset kanë pasur vetëm një mundësi për ofertë – nga KESCO, kompania me të cilën tashmë furnizohen. “
“Dhe gjithashtu vendimin tjetër për detyrimin e 1300 kompanive për të dal në tregun e hapur, kinse ne tregun e lirë. I cili që nuk ekziston në Kosovë, po është e vërtetë janë 19 operatorë për tregtim me energji nga ZrRE-ja, por nga ajo çka jemi informuar se rreth 200 kompani kanë kërkuar të marrin oferta pas datës 1 qershor, ata kanë marrë një ofertë të vetme, prej KESC0, prej operatorit që ata aktualisht furnizohen… Ofertën që kompani e kanë marrë nga KESCO është 260 për qind më shtrenjtë në çmim”, ka shtuar Barjami.















