LDK-ja mohon koalicionin, Rama emëron nënkryetaren nga PDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar çdo marrëveshje për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në Prishtinë kryetari Përparim Rama ka njoftuar nisjen e një bashkëpunimi të ri politik me PDK-në dhe emërimin e nënkryetares nga radhët e saj.

Rama ka thënë se ky bashkëpunim synon një qeverisje që tejkalon interesat partiake dhe fokusohet në projekte strategjike në dobi të qytetarëve.

Ai ka njoftuar se në kuadër të këtij bashkëpunimi, në pozitën e nënkryetares së kryeqytetit është emëruar Besianë Musmurati nga PDK-ja.

“Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës. Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike.  Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai i ka uruar suksese Musmuratit në detyrën e re, duke theksuar se synimi mbetet shërbimi ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

LDK: S’kemi marrëveshje me PDK-në në Prishtinë për bashkëqeverisje

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika