LDK-ja në “krizë identitare opozitare”

Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me një “krizë identitare opozitare”, sipas sociologut Fadil Maloku.

I ftuar në emisionin FIVE, Maloku tha se situata aktuale në LDK, por edhe në partitë e tjera opozitare, tregon mungesë të një narrative të re politike gjatë gjashtë viteve të fundit.

“Kjo çfarë po ndodh aktualisht me LDK-në është një krizë identitare opozitare”, ka deklaruar ai, duke shtuar se opozita në përgjithësi nuk ka arritur të ndërtojë një qasje të re politike.

Ndërkohë, analisti Ibrahim Shala tha se LDK ka pasur raste reflektimi pas rezultateve zgjedhore, përfshirë edhe diskutimet për përgjegjësinë politike të lidershipit.

Ai përmendi edhe proceset e brendshme në parti, duke vlerësuar si pozitive hapjen e debatit brenda LDK-së pas rezultateve zgjedhore.

Sipas tij, LDK mbetet një nga partitë më të vjetra në vend dhe debati i brendshëm është pjesë normale e funksionimit të saj politik.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika