Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, pas dështimit për herë të 30-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka folur për media duke thënë se sot ishte episodi i 30-të i seancës konstituive, e cila nuk arriti të kurorëzohet me një sukses, siç tha ajo, “për shkak të paaftësisë së partisë së parë”.

“Për shkak se partia e parë nuk arriti të sigurojë një shumicë. Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës, për vetë Kosovën, për funksionimin tonë si demokraci dhe e cenon demokracinë e vendit tonë,” tha ajo.

Lushaku-Sadriu tutje tha se “ua kujtoj që 17 deputetë kanë dhënë betimin dhe janë në zyrtarë të Qeverisë së Kosovës”.

Ajo bëri të ditur se “nesër do të shpalosë një plan prej 15 pikash, ku do të elaborojë idenë dhe prioritetet që do t’i shihnim si pjesë e kësaj qeverie për një periudhë të caktuar.”