LDK-ja rendit “mashtrimet e mëdha të Qeverisë”: Shtrenjtim 100 për qind i energjisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti, se i ka mashtruar qytetarët duke u premtuar energji të lirë dhe të qëndrueshme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka renditur disa nga “mashtrimet energjetike” të cilat, sipas saj, Qeveria e Kosovës ua ka bërë qytetarëve.

Sipas LDJ-së, Qeveria e kryeministrit Kurti i ka mashtruar qytetarët duke u premtuar energji të lirë e të qëndrueshme.

“Mashtruan për energji të lirë. Mashtruan për energji të qëndrueshme. Asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Po ashtu, kjo parti opozitare ka theksuar se nga të gjitha premtimet e kësaj qeverie për energji të qëndrueshme dhe të lirë, realiteti është shtrenjtim 100 për qind i energjisë.

Kujtojmë se, më 7 shkurt, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), është duke e shqyrtuar kërkesën e KESCO-s dhe KEDS-it për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, në Komisionin parlamentar për ekonomi, kishte bërë të ditur se në dhjetor të vitit të kaluar, kanë filluar shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Po ashtu, Fejzullahu kishte deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

Edhe pse nuk kishte dhënë detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike, kishte theksuar se edhe ky vit do të jetë sfidues, pasi çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë tejet të larta.

Ndryshe, më 2 shkurt, Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit kishte dështuar t’i miratojë masat emergjente për furnizimin e energjisë.

Vetëm 52 deputetë kishin votuar pro këtij vendimi, ndërsa deputetët nga opozita nuk kishin votuar fare, duke u përmbajtur nga votimi.

Pas numërimit të votave, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kishte deklaruar se ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika