LDK-ja thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm më 30 korrik

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i partisë ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, pas përfundimit të procedurave statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.

Sipas njoftimit zyrtar, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka verifikuar të gjitha nënshkrimet e dorëzuara dhe ka konstatuar se është plotësuar kriteri statutar prej të paktën një të tretës (1/3) të delegatëve, i nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Në bazë të këtij verifikimi, kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, duke filluar nga ora 18:00.

LDK-ja ka bërë të ditur se vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat statutare.

Në fund të njoftimit, partia thekson se procesi do të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e LDK-së, parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika