LDK-ja vazhdon verifikimin e nënshkrimeve, pa datë për Kuvend

As brenda kësaj jave nuk pritet të mbahet Kuvendi i LDK-së, kërkesë e 140 delegatëve që dorëzuan nënshkrimet për një të tillë, me kërkesën e largimit të Lumir Abdixhikut. Sipas zyrtarëve të LDK-së, ende janë duke u verifikuar nënshkrimet që u dorëzuan.

Një Kuvend i tillë i Lidhjes Demokratike të Kosovës sikurse në fund të muajit janar, pritet që të mbahet brenda pak javësh edhe njëherë.

Ndonëse ende data nuk dihet, sekretariati i LDK-së, është duke vazhduar me verifikimin e nënshkrimeve të dorëzuara nga delegatët për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm për të votuar për ose kundër largimit të Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të kësaj partie.

Sekretari Organizativ i LDK-së, Visar Azemi përmes telefoni ka thënë se janë në përfundim të verifikimit të nënshkrimeve, që po bëhet duke i telefonuar të gjithë ata që nënshkruan, dhe se më pas do vendoset për datën e saktë.

Në mesin e nënshkruesve për këtë është edhe deputeti i zgjedhur nga kjo parti Armend Zemaj, e i cili në emisionin Debat Plus të hënën tha se duhet sa më shpejtë të thirret Kuvendit, për shkak të situatës së krijuar në LDK.

“Kjo do të ishte thirrja më e sinqertë për kryetarin dhe lidershipin e LDK-së që të ulet ta thërras Kuvendin e jashtëzakonshëm ti shpall zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe ti hapim rrugë fitoreve të LDK-së. Pjesa e konstituimit të institucioneve është pjesë e ndarë nuk mundesh qysh me thënë ose është qasje e gabueshme me thënë që partia e tretë është fajtore për shkak se ne nuk kemi institucione akoma”, u shpreh Zemaj.

Ndërsa analisti politik Jeton Kelmendi thotë se Kuvendi i LDK-së do të duhej të mbahej para datës se afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Kuvendi i LDK-së shpresoj që do të thirret para datës 7 gusht dhe se gjithçka do të qartësohet, ndërkaq duket edhe iniciativa sëpaku disa nga zyrtarët e partisë së LDK-së të cilët janë të afërt me LVV-në apo kanë deklaruar se do krijojnë stabile ndërkaq lidhja demokratike e kosovës më së miri do ti bënte të pozicionohej në opozitë me një lidership të ri”, u shpreh Kelmendi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku vendosi që të pezullojë takimet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për shkak të dorëzimit të mbi 140 nënshkrimeve nga delegatët e LDK-së që kërkojnë largimin e tij pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika