LDK kërkon dorëheqjen e Nagavcit pasi e shkeli Kushtetutën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcit, pasi kjo e fundit u konfirmua se ka bërë shkeje kushtetuese kur kishte ndërhyrë në kompetenca të nivlit lokal në komunën e Kamenicës.

Nagavci kishte ndërhyrë në reformën për arsim që kishte ndërmarr kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati. Kjo ndërhyerje është cilësuar si shkelje e Kushtetutës.

“Qytetarët duhet të mbrojnë Kushtetutën, veçanërisht kur Kushtetuta shkelet nga pushteti. Kosova ka ndërtuar një standart demokratik të respektimit të Kushtetutës dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese më të mirë në rajon. Ne si subjekt e kemi dhënë shembullin e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në secilin rast”, ka deklaruar Xhafer Tahiri, Zyrtari i LDK-së.

Xhafer Tahiri dhe Jehona Lushaku

Tahiri vazhdoi më tej duke përmendur edhe shkeljen e Kushtetutës, dy herë nga ana e qeverisë.

“Qeveria Kurti në këtë vit ka arritur që të shkelë disa herë Kushtetutën e Kosovës, të vërtetuar me aktgjykime të plotfuqishme të Gjykatës Kushtetuese. Rasti i parë ishte për Këshillin e Pavarur të Shërbimit Civil të Kosovës”, ka thënë Tahiri duke cilësuar rastin e Nagavcit si më të freskëtin të kësaj natyre.

Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku thotë që është më se e qartë që Qeveria ka keqpërdorur arsimin për fitime elektorale.

“Ju kujtojmë që ky vendim është marrë pikërisht në kohë fushate gjatë zgjedhjeve të kaluara”, ka vazhduar ajo.

Lushaku thotë që një ministre e tillë nuk është shembulli më i mirë për arsim.

“Kjo ministre nuk mund ta udhëheq arsimin ku edukohen gjeneratat e ardhshme. Ajo nuk është shembulli më i mirë. Arsimi duhet të udhëhiqet nga njerëz me kredibilitet dhe që kanë përgjegjësi. Andaj, LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci”, ka thënë Lushaku.

Kujtojmë që Arbërie Nagavci u emërua si ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika