LDK kërkon që të eliminohet TVSh-ja nga faturat e energjisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje Qeverisë për eliminimin e TVSh-së në faturat e energjisë elektrike deri në tejkalimin e krizës. Sipas saj, roli i qeverisë në këtë fazë emergjente është t’u sigurojë qytetarëve energji në sasi të mjaftueshme dhe kosto të përballueshme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Të martën e 23 gushtit, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje Qeverisë për eliminimin e TVSh-së në faturat e energjisë elektrike deri në tejkalimin e krizës, me arsyetimin se një gjë e tillë do t’i ndihmonte qytetarët për përballim më të lehtë të kësaj situate.

Ajo ka thënë se është fare e pakuptimtë që qeveria të vazhdojë të vjelë tatime në faturat e energjisë elektrike.

Sipas saj, roli i qeverisë në këtë fazë emergjente është t’u sigurojë qytetarëve dhe ndërmarrjeve prodhuese energji në sasi të mjaftueshme dhe kosto të përballueshme.

“Me një përllogaritje të thjeshtë, propozimi i LDK-së do të rezultonte si në vijim: nëse një familjeje që paguan 200 euro në muaj për faturën e energjisë elektrike, Qeveria do t’ia eliminonte 8 për qind të TVSh-së, kjo familje do të paguante rreth 185 euro, duke i kursyer kështu afërsisht 15 euro, të cilat do t’i përdorte për shpenzime në produkte tjera esenciale, pikërisht në kohën kur inflacioni ka arritur në shifra rekord prej 14.2%, ndërkaq çmimet në disa nga këto produkte esenciale janë rritur me mbi 50%”, ka thënë Bajrami.

Ndërkaq që nga pranvera e vitit 2021, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte kërkuar nga Qeveria për heqjen e TVSh-së në faturat e energjisë si dhe i kishte propozuar një sërë masash që duhet të ndërmerren në mënyrë që përballimi i krizës energjetike të bëhet më i lehtë.

Propozimi i LDK-së

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika