LDK kërkon shkarkimin e ministres Haxhiu

Sipas Deputetes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duhet të shkarkohet apo dorëhiqet vetë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica- Xhelili, të shtunën në një konferencë për media, ka thënë se me deklaratën e Haxhiut ndaj prokurorit se duhet të dorëzohej, ajo ka kërcënuar profesionistët në sistemin e drejtësisë.

“Dje, ministrja e Drejtësisë në seancën gjyqësore ku ka aktakuzë të ngritur kudër saj, i kërkoi prokurorit të dorëzohej. Dorëzohu i tha, sa nuk është shumë vonë. Nuk tha kërkoj drejtësi, në vend të shumë mundësive që kishte për t’u shprehur, zgjodhi t’i thoshte prokurorit dorëzohu. Ajo ka dëshmuar disa herë se nuk ka aftësi ta zhveshë petkun personal e as atë të të akuzuarës kur hyn në Ministri e Kuvend. Harron që është institucion. Fyen, kërcënon, intimidon. Dhe jo vetëm ajo, ajo e të tjerët”, ka thënë ajo.

Ndërsa, ka theksuar se Qeveria po bën të kundërtën e asaj që kishte premtuar për ndryshim. Kica- Xhelili ka shtuar se Haxhiu duhet të dorëhiqet vetë apo të shkarkohet.

Por, sipas saj, thirrjet për shkarkim “po hasin në vesh të shurdhër”.

“Është premtuar ndryshim, pavarësi për sistemin e drejtësi, ministra pa aktakuzë. Realiteti po na dëshmon të kundërtën. Përveç që pagat e gjyqtarëve e prokurorëve janë ulur, po punohet për dorëzim të drejtësisë. Një ministre e Drejtësisë që i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vetë ose të shkarkohet”, ka vijuar ajo.

Ndër të tjera, Kica-Xhelili ka shprehur mbështetje nga ana e LDK-së për prokurorët, ndërsa u ka bërë thirrje që të mos dorëzohen karshi kërcënimeve.

“Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen, posaçërisht kur kërcënohen nga njerëz të pushtetit, qofshin Elez, qofshin Lumez, prokurorët nuk e kanë kërcënimin për herë të parë”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika