LDK kërkon shkarkimin e ministres Nagavci

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kjo kërkesë e deputetit erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se vendimi i Nagavcit për shkollat e Komunës së Kamenicës, është antikushtetues.

“Ne iu bëjmë thirrje jo vetëm si akt moral por si shkelëse e Kushtetutës, ministrja Nagavci të shkarkohet menjëherë”, ka thënë ai.

Duke iu referuar një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të dhënë në vitin 2015 se “kush e shkel ligjin është kriminel, por kush e shkel Kushtetutën është super kriminel”, Selmanaj e ka pyetur Kurtin në rast se i kujtohen këto fjalë.

Kuvendi i Kosovës

“E kemi Qeverinë Kurti e cila për një vit të qeverisjes po e përfshijë edhe Kurti 1, katër herë është shkelëse e Kushtetutës. Dy herë në Qeverinë Kurti I dhe dy herë tash, një me KPMSHC-në dhe tash me MASHT-in. As vendet që nuk kanë lidhje me demokracinë nuk e bëjnë këtë, kjo është skandaloze”, ka thënë Selmanaj.

Dorëheqjen nga posti i ministres e ka kërkuar edhe ish-kryetari i Kamenicës, aktualisht, anëtar i kryesisë së Partisë Social Demokrate (PSD), Qëndron Kastrati.

Kastrati, ka thënë se, Nagavci duhet të japë dorëheqje ose të shkarkohet.

“E dyta, në Kosovës është ndërtuar një precedentë, kur shkelet Kushtetuta, të gjithë kanë reflektuar. Ka raste edhe moralisht dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë, zonja Nagavci duhet të shkarkohet ose të japë dorëheqje, sepse duke e keqpërdorë pozitën e vet e ka dëmtuar dikë tjetër”, ka deklaruar Kastrati.

Ish-kryetari i Kamenicës, aktualisht, anëtar i kryesisë së Partisë Social Demokrate (PSD), Qëndron Kastrati.

Ndërkaq, Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media në pyetjen se a do ta kërkojë dorëheqjen e minstres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, nga pozita e ministres, është përgjigjur duke thënë se, këtë çështje do ta sqarojë vetë ministrja, duke mos komentuar apo dhënë sinjal se do ta kërkojë dorëheqjen e të parës së arsimit.

Tentimi për reformë nga ish kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati

 Në vitin 2020, atëherë kryetar i  Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kishte tentuar ta reformojë arsimin në komunë, duke marrë vendim për mbylljen e shkollave në të cilat  vijohej  mësimi me më pak se 20 nxënës.

Menjëherë pas këtij vendimi, Kastrati hasi në sfida të ndryshme. Një pjesë e konsiderueshme e prindërve, refuzuan ta respektojnë këtë vendim, e si pasojë një numër i madh i nxënësve nuk e vijonin mësimin në shkollat të cilat i kishte transferuar komuna. Grupit të prindërve të pakënaqur iu kishin bashkuar edhe një pjesë e mësimdhënësve, duke e vështirësuar edhe më shumë reformën e nisur nga Komuna e Kamenicës.

Me gjithë këto presione, Kastrati nuk u tërhoq nga vendimi i tij për reduktim të shkollave. Kjo bëri që në Kamenicë të organizohen protesta nga prindërit e pakënaqur, të cilët vazhdonin që ta bojkotonin mësimin sipas reformës.

Prindërit ankoheshin për mungesë të transportit dhe vështirësive për udhëtim nga fshatrat në qytet, edhe pse kryetari i komunës atëherë ia kishte siguruar transportin të gjithë nxënësve që detyroheshin të udhëtonin. Por, edhe pas kësaj zgjidhje, prindërit nuk u dorëzuan, ata vazhduan t’i rezistonin vendimit për reformë.

Në mars të vitit 2020, Ministria e Arsimit, kishte marrë vendim për organizim të përshpejtuar të mësimit për 441nxënës në Kamenicë, të cilët gati dy vjet nuk kishin vijuar mësimin për shkak të reformave arsimore.

Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Kastratit

Më 8 prill të këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës. Në vendimin e Gjykatës thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ka tejkaluar kompetencat dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale.

“Ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në vendim.

Pas këtij vendimi, në favor të tij, Kastrati ka kërkuar nga ministrja Arbërie Nagavci, të japë dorëheqje.

Nagavci: Aktgjykimi përbën një vlerësim të kufizuar

Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika