LDK: Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bie në grackat destabilizuese të Serbisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në kuadër të zhvillimeve në veri të Kosovës i ka ftuar qytetarët në veri për qetësi, ndërsa institucionet e shtetit për koordinim të ngushtë me SHBA-të dhe aleatët tjerë evropianë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku





Në kuadër të zhvillimeve të fundit në veri të vendit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Kosovës i duhet udhëheqje e matur, e cila “nuk bjen në grackat destabilizuese të Serbisë, por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë”.

Në njoftimin e Zyrës për Informim të LDK-së, thuhet se politikat populliste, me synim turmat partiake para interesave madhore nacionale, i sjellin Kosovës dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare.

“LDK-ja i fton qytetarët në veri për qetësi, ndërsa institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të LDK-së.

Sipas LDK-së, moskoordinimi me aleatët ndërkombëtarë nga institucionet e vendit, i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese në territorin e Kosovës. Mes tjerash, LDK ka theksuar se pasojat e një destabilizimi të tillë janë të pariparueshme për vendin.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika