LDK kritikon Qeverinë për prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë: Kemi nevojë për veprime konkrete, jo fjalë boshe

LDK ka kritikuar Qeverinë për prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë, duke thënë se gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, për prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë.

Në një postim në faqen e LDK-së, thuhet se gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro.

“Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri. Politikat e gabuara të partisë në pushtet, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë”, thuhet në postimin e partisë opozitare.

Sipas LDK-së, ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk i zgjidhin problemet e së ardhmes.

“Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe”, thuhet tutje në njoftim.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, importimi i mallrave nga shteti serb kishte vlerën mbi 28 milionë euro.

Por, në po të njëjtin muaj këtë vit, importi i këtyre mallrave është më i lartë.

Mbi 31 milionë euro është shifra vetëm për këtë muaj, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Por, një trend i tillë nuk po u pëlqen disa përfaqësuesve të studentëve.

Pavarësisht numrit të madh të produkteve serbe që gjenden në treg dhe shitjes së tyre, disa qytetarë po i kritikojnë ashpër ata që blejnë ato.

“Papjekuria që po tregojnë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë me konsumimin e produkteve serbe është mjerim i madh”, ka thënë qytetari Gani Kadriu.

“Ky është një indikator që ne nuk prodhojmë, të tjerët më shumë janë të interesuar që ne më shumë të eksportojmë njerëz dhe të inportojmë produkte”, ka thënë Sadri Kadriu.

Fushatë kundër produkteve serbe kanë filluar edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika