Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur me shkrim kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, duke propozuar krijimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit si zgjidhje për situatën aktuale politike në vend.
Në letrën e tij, Abdixhiku thekson se qëndrimet dhe bindjet e LDK-së mbesin të pandryshuara dhe konsistente, por se gjendja aktuale kërkon qasje të re.
Si rrjedhojë, Abdixhiku propozon nisjen e një procesi të ri konsultativ që do të përfshijë të gjitha partitë politike parlamentare shqiptare në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Abdixhikut, Qeveria Nacionale e Tranzicionit do të ketë një afat të përcaktuar, qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, një program të harmonizuar dhe një agjendë të përbashkët ekzekutive.
Letra e plotë:

