Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thirrur për sot, e enjte, një mbledhje të Kryesisë së partisë, ku pritet të finalizohen dhe zyrtarizohen kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Sipas rendit të ditës, mbledhja do të zhvillohet në ora 16:00.

Derisa deri më tani janë shpallur kandidatët për disa komuna, si Gjilan, Podujevë, Lipjan, Viti dhe Vushtrri, në këtë mbledhje pritet të përmbyllet lista e plotë me emrat që do të garojnë nën siglën e LDK-së.