LDK: Me 100 euro s’mbulohet kriza ekonomike e as skandalet e qeverisë

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendimi i qeverisë për të ndarë një shumë prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët, punëtorët, studentët dhe ata që janë në skemë sociale, si ndihmesë për të përballuar krizën ekonomike, po konsiderohet “lëmoshë”.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një konferencë për media ka thënë kjo shumë nuk mund t’i mbulojë skandalet e kësaj qeverie të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Ky vendim i Qeverisë është në formë lëmoshe. I rikujtojmë Qeverisë që qytetarët kanë nevojë për zhvillim ekonomik afatgjatë e jo për lëmosha të asistencës sociale. Me 100 euro politike nuk mund të mbulohet nepotizmi, shkelja e Kushtetutës apo afera super pronto në KEK. Pra, me 100 euro politike nuk mund të fshihet paaftësia”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, ka theksuar se pajtohen me rritjen e pagës minimale në Kosovë, por që sipas tij duhet të jetë në pajtim me të gjitha institucionet e të të gjithë akterëve.

Ndërkohë, ai ka potencuar se në mungesë të ideve të qeverisë, LDK-ja e përkrah idenë e tërheqjes së mjeteve financiare nga Fondi i Kursimeve Pensionale (TRUST).

“Sa i përket trustit, LDK-ja përkrah këtë ide në mungesë të qeverisë, LDK-ja vlerëson se është i vetmi opsion i mbetur tanimë është t’u lejohet qytetarëve një përqindje e caktuar e tërheqjes”, shtoi ai.

Ndryshe, Kurti të martën e 12 prillit, ka njoftuar se për muajin prill do të ndahen nga 100 euro, për studentët, pensionistët si dhe për punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media të përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka deklaruar se për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik shtesa prej 100 euro për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë, ndërkaq për punëtorët e sektorit privat dhe studentët nevojitet që të hapet procesi i aplikimit.

“Për muajin prill do të dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfshihen në asistencë sociale. Pensionistëve do t’ua ndajmë edhe nga 100 euro shtesë për muajin prill, për të gjitha shtresat”.

“100 euro do t’i ndajmë për punëtorët e sektorit privat, do të ndajmë shumën prej 100 eurove edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Po ashtu, të gjithë studentët do të përfitojnë nga 100 euro. Për shtresat e cenueshme do të shpërndajmë mbi 80 mijë euro”, tha Kurti në konferencë për media.

Kurti theksoi se nga kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë, derisa bëri të ditur se do të miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale dhe heqjen e tatimit në 250 euro pagë.

Në anën tjetër, ministri i Finanacave, Punës dhe Transferave, Hekuran Murati, ka thënë se  përfitues nga kjo pako ekonomike do të jenë të gjitha kategoritë të cilat janë përballur me vështirësi ekonomike. Ndërsa për studentët dhe për sektorin privat ai tha se do të hapet aplikimi në ditët në vijim pasi nuk janë në dispozicion të dhënat e llogarive banakare.

Qeveria ndan nga 100 euro për studentët, pensionistët dhe punëtorët

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika