LDK me njoftime mortore, “kanë vdekur kauzat e VV-së”

Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka organizuar një aksion, të premten e 27 janarit, përmes të cilit, ka shprehur kritika për zhvillimet e fundit

Fletushkat e vendosura te Agjencia e Regjistrimit Civil (Foto: Dorentina Thaqi)

Disa “njoftime” janë vendosur, të premten e 27 janarit, në vende të ndryshme të kryeqytetit, të cilat siç njofton EO, janë vendosur nga Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes këtij aksioni rinor, po shprehen kritikat për Qeverinë, ndërsa në fletushkat e shpërndara kanë shkruar se ”kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes”.

Ekipi i terrenit i RTV Dukagjinit, së fundi te Agjencia e Regjistrimit Civil ka parë të jenë vendosur njoftime të tilla, në të cilat, thuhet “Me pikëllim të thellë njoftojmë popullin e Kosovës, se kanë vdekur të gjitha kauzat, me të cilat, erdhi në pushtet Albin Kurti”.

Fletushkat e vendosura te Agjencia e Regjistrimit Civil (Foto: Dorentina Thaqi)

Ndërkaq, tutje është shkruar se “Varrimi i kauzave, parimeve dhe premtimeve po bëhet çdo ditë”.

Të tilla njoftime, EO i kishte parë të jenë vendosur edhe në hyrje të Qeverisë.

Njoftimet e vendosura në hyrje të Qeverisë së Kosovës (EO)

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika