LDK: Ndërhyrja e pushtetit në UP është akt i papranueshëm
Lidhja Demmokratike e Kosovës(LDK) ka reaguar në lidhje me shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti. LDK në reagimin e saj thotë se shkarkimi i rektorit është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore. “Këtij akti të papranueshëm e të dëmshëm për arsimin i ka paraprirë kapja e Këshillit Drejtues të UP-së nga partia […]





Lidhja Demmokratike e Kosovës(LDK) ka reaguar në lidhje me shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti.
LDK në reagimin e saj thotë se shkarkimi i rektorit është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore.
“Këtij akti të papranueshëm e të dëmshëm për arsimin i ka paraprirë kapja e Këshillit Drejtues të UP-së nga partia në pushtet përmes përzgjedhjes së kandidatëve me kriter partiak-klientelist e me integritet të kontestuar”, thuhet në reagimin e LDK-së.
“Efektet e ushtrimit të ndikimit dhe të kontrollit nga pushteti në arsimin e lartë dëmtojnë rëndë cilësinë dhe funksionimin institucional”.
Në reagimin e LDK-së thuhet se dija, hulumtimi shkencor dhe studimi në universitet janë jetike për zhvillimin e arsimit, ndaj çdo ndërhyrje politike në këtë institucion të rëndësishëm është i pafalshëm.




















