“LDK nuk do të shkelë Kushtetutën”, Abdixhiku bën thirrje për mos bllokim të institucioneve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se deputetët e partisë së tij nuk do të shkelin Kushtetutën dhe ka bërë thirrje për mosbllokimin institucional të procesit. Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja do të respektojë rregullat e parashikuara nga Ligji i Qeverisë i vitit 2022 dhe nuk do të pengojë proceset […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se deputetët e partisë së tij nuk do të shkelin Kushtetutën dhe ka bërë thirrje për mosbllokimin institucional të procesit.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja do të respektojë rregullat e parashikuara nga Ligji i Qeverisë i vitit 2022 dhe nuk do të pengojë proceset e konstituimit të Kuvendit.
“Deputetët e LDK-së nuk mund të shkelin Kushtetutën, dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë. Unë i ftoj deputetët e tjerë të mos bllokojnë dhe të bëjnë betimin institucional siç ka qenë e paraparë me ligjin”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave, duke theksuar se LDK-ja e ka respektuar gjithmonë këtë rregull, duke përmendur praktikën e vitit 2017 kur qeveria e udhëhequr nga LDK dha dorëheqje dhe ka ardhur në seancën pasuese për të bërë betimin.
Abdixhiku gjithashtu ka potencuar se nuk është e nevojshme të ketë ligj për të vepruar me logjikë, duke shtuar se “nuk mund të jesh edhe ministër, edhe deputet”.
Ai ka theksuare se LDK-ja nuk kërkon që qeveria të mbetet pa udhëheqës, por se “individët që i kanë këto funksione s’mund t’i shtojnë ato”.















