LDK pas publikimit të mesazheve mes Mihalit e Krasniqit: Qeveria duart i ka gjithçka përveç se të pastërta

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, në një konferencë për media deklaroi se kjo qeveri pas braktisjes së ushtarëve të FSK-së, tani ka braktisur vlerat dhe besimin e qytetarëve, ku kishin premtuar se do të luftojnë korrupsionin dhe do të bëjnë “qeveri më duar të pastra”.

“Kjo qeveri kishte premtuar se do të bëj Dubravën 12 kat, e në fakt si erdhën në pushtet morën nën mbrojtje mafinë energjetike në krye me Nagipin dhe Martinin. Në realitet, ajo çka po shohim është se korrupsionin nuk e kanë ndërmend ta luftojnë, e duart i kanë gjithçka përpos të pastra”, tha Azemi.

Tutje ai deklaroi se raportimet e mediave sot, lidhur me bisedat e Mihalit dhe Krasniqit tregojnë qartë për përfshirjen direkte të instancave më të larta të VV-së në aferat korruptive të mafisë energjetike Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.

“Jo shumë kohë më parë, VV i cilësonte reagimet tona në lidhje me këtë çështje si të pavërteta. Por, sot e pamë në mesazhet e publikuara që qysh atëherë këta vet e kishin pranuar këtë korrupsion. A mund sot të besojë dikush se kryeministri nuk është në dijeni për korrupsionin që po ndodhë përreth tij? Po shihet qartë se diçka e tillë po bëhet çdo ditë më vështirë e besueshme”, përfundoi Azemi.

Azemi deklaroi se LDK i mbështet organet e Drejtësisë në hetimet e tyre në lidhje me aferat koruptive, dhe do ta vazhdojnë angazhimin partiak deri sa të gjithë akterët e korruptuar të gjenden para drejtësisë./EO

Shija e redaktorit

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale KFF...

Në finale të Kupës së Kosovës për futbolliste, skuadra e Dukagjinit nga Klinë doli fituese pas një serie penalltish dramatike, duke mposhtur Mitrovicën me...

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Të fundit nga rubrika