LDK për mosekzekutimin e pagave: Ky vendim cenon dinjitetin e mësimdhënësve

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për grevat në arsim dhe për mosekzekutimin e pagave për punonjësit e sektorit publik, duke thënë se kjo qeveri nuk po tregohet e gatshme për dialog social dhe adresim të kërkesave

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në një konferencë për media

Të enjten e 1 shtatorit, Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, në lidhje me mosfillimin e procesit mësimor dhe me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se “Qeveria jonë përveç se nuk ka gatishmëri për dialogim, nuk ka adresuar as kërkesat e mësimdhënësve”.

Lushaku në një konferencë për media ka thënë se në këtë kohë kur Kosova është duke u ballafaquar me krizë ekonomike dhe krizë energjetike, mësimdhënësit janë dënuar me mosekzekutimin e pagave për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë për dialog social.

“Për herë të parë në historinë e arsimit të Kosovës, pagat nuk janë ekzekutuar”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se kjo e cenon dinjitetin e mësuesit, dinjitet i cili është munduar të mbrohet edhe në kohët më të vështira.

“Kjo tregon fuqinë e kësaj qeverie se sa jodemokratike është për të marrë vendime joligjore”, ka vijuar ajo.

Sipas saj, vendimi i ndaljes së pagave për punëtorët e sektorit publik, e sidomos të arsimit nuk ka asnjë bazë juridike.

Ajo i ka bërë thirrje Qeverisë që të bëhet menjëherë ekzekutimi i pagave për punonjësit e arsimit.

Ndër të tjera, ka theksuar se kjo ndalesë kolektive e pagave është e paprecedentë sidomos në një periudhë të tillë kur njerëzit kanë nevojë për pagë.

Ndërkaq, të mërkurën e 31 gushtit, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekzekutimi i pagave për këtë muaj është bërë vetëm i pjesshëm, për arsye se sipas tij, organizatat buxhetore nuk i kanë dërguar listat e atyre që kanë dalë në punë me kohë.

Po ashtu, më 25 gusht, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë, për t’ua ndërprerë pagën sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

Ministri Murati ka thënë se përderisa e drejta e grevës dhe grumbullimit është e garantuar me ligj, po ashtu praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajë punëtorin sa është në grevë.

Sipas tij, është obligim i sindikatës që t’i kompensojë grevistët.

Komunat nuk i dorëzojnë listat e grevistëve, Qeveria nuk i proceson pagat për ta

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika