LDK-ja për Qeverinë: Të paaftë dhe krenarë me paaftësinë e vet

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria Kurti është sinonim i një qeverie të paaftë, por që, sipas tij, krenarë me paaftësinë e tyre

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria Kurti është sinonim i një qeverie të paaftë, por që, sipas tij, krenarë me paaftësinë e tyre.

Rukiqi, në një konferencë për medie, tha se takimi me medie është thirrur për të shpalosur dy dështimet e kësaj qeverie, në qeverisjen ekonomike përgjatë tri viteve.

E këtu Rukiqi përmendi inflacionin dhe deficitin tregtar.

“Ajo pse ju kemi ftu sot është shpalosja nga dy prej segmenteve kryesore të dështimit të kësaj qeverie në qeverisjen ekonomike të vendit, për tri vitet e qeverisjes. Është një seri e konferencave për media që do t’i organizojmë me shpalosë edhe dështimin në segmentet tjera, jo vetëm te pjesa e ekonomisë, por edhe çdo sferë ku ka dështime të tilla dhe ku nuk ka alternativë. Dhe normalisht në faza të mëvonshme do t’i paraqesim edhe alternativat tona nga programi qeverisës. Dështimet për të cilat po flasin e kanë burimin në paaftësinë dhe arrogancën e kësaj qeverie, të njëjtat po na vinë me faturë të shtrejtë dhe këtë po e paguajnë qytetarët e vendit”, ka thënë Rukiqi.

Derisa Rukiqi shtoi se, përkundër dështimeve, kryeministri Albin Kurti vazhdon që ato t’i paraqesë si suksese dhe rekorde.

“Kjo qeveri është sinonim i qeverisjes me paaftësi, por prapë duke qëndruar krenarë, pra të paaftë dhe krenarë me paaftësinë e vet. E thashë që kryeministri vazhdon t’i paraqesë këto si rekorde dhe suksese”, tha Rukiqi.

Tutje Rukiqi përmendi edhe sanksionet e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, të cilat tha se kanë ndikuar në humbjen e besimit në tregun e Kosovës.

Prandaj, ai vlerësoi që si pasojë e kësaj situate, kompanitë e huaja kanë porositur shumë më pak produkte në vitin paraprak, kështu duke rënë dukshëm eksporti i vendit.

“Sanksionet kanë pasur ndikime në humbjen e besimit në tregun e Kosovës. Prandaj, kjo humbje e besimit në tregun e Kosovës ka ndikuar që kompanitë e huaja të porosisin shumë më pak produkte në vitin e kaluar, dhe kjo pastaj përkthehet në rënie të dukshme të eksportit. Kjo është një paaftësi shumëdimensionale, jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikën e jashtme. Nëse ka një sinonim për këtë qeverisje, është paaftësia”, deklaroi Rukiqi tutje.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika