LDK kritikon Vetëvendosjen për bllokada të qëllimshme në kryeqytet: Krijojnë krizë, pastaj veteshpallën heronj
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e akuzuar për fushatë mashtruese dhe përpjekje për të marrë merita politike pas, siç thotë, muajsh bllokadash të qëllimshme në Asamblenë e Kryeqytetit. Në një komunikatë për media, LDK thotë se dokumentet zyrtare dëshmojnë qartë se bartja e të hyrave vetanake ka […]
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e akuzuar për fushatë mashtruese dhe përpjekje për të marrë merita politike pas, siç thotë, muajsh bllokadash të qëllimshme në Asamblenë e Kryeqytetit.
Në një komunikatë për media, LDK thotë se dokumentet zyrtare dëshmojnë qartë se bartja e të hyrave vetanake ka dështuar tre herë radhazi, më 21 maj, 12 qershor dhe 27 qershor 2025, për shkak të votës kundër të asamblistëve të Vetëvendosjes.
Sipas saj, këto bllokime kanë paralizuar pagesat për shërbimet esenciale dhe kanë dëmtuar funksionimin normal të Kryeqytetit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës denoncon prerazi fushatën e radhës së mashtrimit politik nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot po përpiqet t’i shpëtojë përgjegjësisë duke trilluar merita për një proces që vetë e ka bllokuar tri herë radhazi.















