LDK për votimin në KiE: Moment historik, mirëpresim aprovimin final, mirënjohës Partive Popullore Evropiane

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në KiE gjatë seancës plenare të së martës në Strasburg. Lidhur me këtë sukses të Kosovës, LDK ka falënderuar edhe Partitë Popullore Evropiane për mbështetjen e dhënë në këtë proces

Pas votimit të suksesshëm për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE), ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke falënderuar në veçanti Partitë Popullore Evropiane(EPP).

Përmes një njoftimi në Facebook, LDK ka thënë se lajmi për votim në KiE është moment historik.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet lajmit të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ky është moment historik i konsolidimit dhe integrimit të shtetit të Kosovës përkrah shteteve demokratike perëndimore. LDK mirëpret dhe aprovimin final nga Komiteti i Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të KE-së në maj të këtij viti”.

Tutje, në njoftim thuhet se “LDK në veçanti falënderon dhe i është mirënjohëse Partive Popullore Evropiane në këtë vendim historik për t’u njohur kjo e drejtë qytetarëve tanë. E drejta e Kosovës dhe popullit tonë për vend të barabartë mes popujve dhe institucioneve evropiane është e drejtë historike. Anëtarësimi ynë i shërben demokracisë dhe lirive njerëzore në rajon dhe më gjerë. LDK do të angazhohet fuqishëm në anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, në BE e në NATO”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika