LDK-Qeverisë: Përgjegjëse për varfërinë e qytetarëve, kemi ngritje enorme të çmimeve

"Në 3 vitet e fundit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet në Kosovë, janë rritur përplot 25%. Kjo përqindje enorme, bën që të jetë rritja më e madhe e çmimeve në historinë e Kosovës", thuhet në komunikatën e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke iu referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka thënë se çmimet që nga marrja e mandatit të kësaj qeverie janë ngritur 25 për qind.

Në një komunikatë për media, LDK-ja ka akuzuar qeverinë se “po gënjen” kur thotë se po kujdeset për mirëqenien e qytetarëve.

“Në 3 vitet e fundit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet në Kosovë, janë rritur përplot 25%. Kjo përqindje enorme bën që të jetë rritja më e madhe e çmimeve në historinë e Kosovës. Pra, ky fakt dëshmon se Qeveria nuk është kujdesur për mirëqenien e qytetarëve, siç kanë potencuar se kanë bërë një gjë të tillë, sepse të dhënat zyrtare e hedhin poshtë propagandën e tyre”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, ngritja enorme e çmimeve është më e larta ndonjëherë në historinë e Kosovës.

“A e dini se sa janë rritur produktet bazike, gjatë këtyre 3 viteve? – 42%. Do të thotë, çmimet e ushqimeve që na duhen çdo ditë në tryezën tonë siç janë: buka, mielli, vaji, kripa, sheqeri, qumështi e vezët janë rritur përplot 42%, që nga koha e marrjes së mandatit të kësaj qeverie. Përveç kësaj, rritje të produkteve bazike, qytetari i Kosovës gjatë tre viteve të fundit me qeverisjen aktuale, është varfëruar për një të katërtën e pasurisë së poseduar. Qeveria ka kontribuuar që jeta e qytetarit të vështirësohet e varfërohet, andaj edhe është përgjegjëse për varfërinë”, thuhet tutje.

LDK-ja ka theksuar tutje se qeveria po propagandon edhe për inflacion.

“Pushteti, me propagandën e tyre të vazhdueshme në thuajse çdo fushë, ka folur edhe për inflacionin rrejshëm. Por, faktet tregojnë qartazi se Kosova ka inflacion enorm. Fshehja e rritjes së inflacionit, tregon se Qeveria ka përdorur rritjen e numrave buxhetor dje qarkullimin biznesor si sukses. Por, propaganda nuk pranohet lehtë nga kushdo. Faktet, hedhin poshtë tendencën për të manipuluar dhe shfaqin të vërtetën e varfërisë së qytetarit dhe rritjen e çmimeve në produktet bazike”.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika