LDK reagon ndaj AGK-së pas përmendjes së 13%: Nuk i takon të bëjë vlerësime të tilla

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin për reagimin e fundit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili kishte dënuar gjuhën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiki, ndaj mediave.

Në reagimin e saj, LDK thekson se liria e medias është e shenjtë, por po ashtu e shenjtë mbetet edhe liria për të kritikuar median.

Sipas partisë, AGK-ja ka zgjedhur të përdorë etiketime politike dhe të delegjitimojë një qëndrim publik të LDK-së, në vend që të trajtojë me seriozitet shqetësimet për standardin profesional dhe përgjegjësinë publike në media.

“Është e papritur që një organizatë profesionale si AGK të përdorë gjuhë dhe referenca që i përkasin debatit politik, përfshirë edhe përqindjet elektorale. AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të bëjë vlerësime të tilla”, thuhet në reagim.

Partia thekson gjithashtu se kritika e saj nuk është drejtuar ndaj mediave si institucione apo gazetarëve profesionistë, por ndaj fenomeneve që devijojnë nga standardet profesionale dhe dëmtojnë besimin publik duke nxitur shpifjen dhe dezinformatat.

AGK-ja dënon gjuhën e Abdixhikut kundër mediave dhe gazetarëve

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika