LDK rikandidon Ruzhdi Shehun për kryetar të Junikut për mandatin e dytë

Kryetari aktual i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se është nominuar nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Junik për një mandat të dytë si kandidat për kryetar komune.

Shehu ka theksuar se ky do të jetë mandati i tij i fundit në këtë detyrë.

“Me nder dhe përgjegjësi të lartë ju njoftoj se Dega e LDK-së në Junik më ka nominuar edhe për një mandat si kandidat për Kryetar të Komunës. Megjithatë, zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë zgjedhjet e fundit në të cilat unë do të kandidoj”, ka shkruar Shehu.

Ai vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të qytetarëve dhe strukturave të partisë si një shtysë për angazhimin e mëtejshëm.

“LDK në Junik është më e konsoliduar se kurrë më parë dhe besoj fuqishëm se me mbështetjen tuaj dhe punën tonë të përbashkët, në zgjedhjet e ardhshme do të triumfojmë pa balotazh”, ka shkruar ai.

Shehu më tej ka shtuar se gjatë dy mandateve të tij janë realizuar shumë projekte që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, dhe paralajmëroi projekte të reja në vazhdimësi për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Në fund, Shehu ka falënderuar qytetarët dhe mërgatën junikase për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në rrugëtimin për një Junik më të zhvilluar.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika