LDK: Sjelljet e Kurtit po i kushtojnë Kosovës, nuk e dinë as ABC-në e politikës

Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e LDK-së, në një intervistë në emisionin Five në RTV Dukagjini ka thënë se sjelljet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, po i kushtojnë Kosovës.

Ajo ka theksuar se ai dhe qeveria e tij nuk e dinë as ABC-në politike.

“Nuk heqin dorë as Amerika e as NATO nga Kosova për shkak se është një kryeministër i papërgjegjshëm për disa vite. Këto janë bashkëpunime më afatgjata që kanë zanafillë shumë më herët sesa të jetë në pushtet z. Kurti. Prandaj këtu nuk pres që do të ketë ndonjë lëvizje politike. Aty ku ka lëvizje politike është përgjegjësia politike, qëndrimet politike dhe, tek e fundit, shteti ynë ka nevojë për aleanca politike”, ka thënë ajo.

Tutje, deputetja Lushaku-Sadriu është shprehur se vendi ynë duhet t’i kthehet përgjegjësisë politike të politikanëve në pushtet.

“Problemi është se Vetëvendosje, por edhe Albin Kurti, nuk po e kanë respektin minimal për institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe në këtë vazhdim po i përkeqësojnë sjelljet e tyre në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë.”

“Tani shtetet e BE-së dhe SHBA-ja kanë përdorur formën e sanksioneve të masave të ndalesës së asistencës, që është diku rreth 800 milionë euro”, ka thënë ajo.

“Deklaratat e eksponentëve të Vetëvendosjes nganjëherë të lënë përshtypje se këta nuk e dinë ABC-në e politikës”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika