Në Serbi, liria e mendimit, e shprehjes dhe e krijimtarisë nuk ekziston më. Shqetësimi është ngritur edhe për festivalet e artin. Një shqetësim të tillë e ka ngritur Le Monde e ku kanë bërë thirrje që të mbrohen vlerat e Bashkimit Evropian, duke kërkuar edhe nga përfaqësuesit parlamentar evropianë që të kundershtojnë shkeljet e lirisë së shprehjes.

“Ju bëjmë thirrje të mbroni vlerat themelore të Bashkimit Evropian, të përfshira në Traktatin e BE-së: respektin për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut – duke përfshirë të drejtat e pakicave. Le të mos presim të reagojmë. Le të tregojmë solidaritet me ata që po rezistojnë, sepse lufta e tyre është edhe lufta jonë”, thuhet mes tjerash në thirrjen e Le Monde.

Le Monde shkruan se si çdo verë, festivalet pasojnë njëri-tjetrin në gjithë Evropën, duke festuar gjallërinë dhe begatinë e krijimtarisë botërore. Ndërkohë, në Serbi – në kufi me Bashkimin Evropian – një shtypje brutale dhe sistematike po bie mbi popullin e saj dhe mbi sektorin e artit skenik. Që nga 1 nëntori 2024, kur nisi një valë protestash që ka përfshirë tërë shoqërinë serbe – vetëm më 28 qershor, 140.000 persona protestuan në rrugët e Beogradit – punonjësit e artit skenik kanë shpallur me zë të lartë mbështetjen e tyre për studentët që protestojnë në mënyrë paqësore kundër korrupsionit dhe për rikthimin e shtetit ligjor.

Por ata po e paguajnë këtë mbështetje shumë shtrenjtë. Rasti i Nikita Milivojeviq është ilustrues për devijimin autoritar që po ndodh. I njohur në gjithë Serbinë dhe me një profil rajonal e ndërkombëtar, ky regjisor ka qenë gjithmonë një zë i rezistencës dhe një mbrojtës i lirisë së shprehjes, në një klimë që prej vitesh e përshkruan si armiqësore ndaj çdo zëri kritik.

Pas një sërë zhvillimesh që janë raportuar edhe nga media ndërkombëtare, dhe pas mbështetjes që i dha lëvizjes së protestave, Milivojeviq nuk u rizgjodh si drejtor artistik i festivalit prestigjioz Bitef (Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Beograd), post që e mbante që nga viti 2023. Sipas burimeve të ndryshme, kjo vendim u ndikua edhe nga fjala e mbajtur në hapjen e edicionit 2024 nga regjisori zviceran Milo Rau, i cili kritikoi projektet për shfrytëzimin e minierave të litiumit në zemër të Serbisë – projekte që fillimisht u pezulluan pas mobilizimit të madh qytetar, por më pas u rikthyen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq – e që mbështeten nga BE për të siguruar burime të reja në kuadër të tranzicionit të saj ekologjik. Përveç kësaj, festivali Shakespeare, i krijuar nga Milivojeviq para dymbëdhjetë vitesh, u privua nga subvencionet publike, dhe dy shfaqjet që ai duhej të drejtonte në teatrot shtetërorë sezonin e ardhshëm janë anuluar.

Nënshkruesit e thirrjes të publikuar në faqen e internetit të Le Monde u bënë thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe parlamentarëve evropianë të shprehin qartë kundërshtimin e tyre ndaj shkeljes së vazhdueshme të lirisë së shprehjes dhe zhvendosjes së mëtejshme të Serbisë drejt autokracisë.

Midis nënshkruesve të apelit janë Tiago Rodrigues (drejtor i festivalit të Avignonit), regjisori Milo Rau (drejtor i festivalit të Vjenës), Marin Man (presidenti i jurisë së festivalit Bitef vitin e kaluar), regjisorët Giselle Ëien, Fia Menard, dramaturgu dhe regjisori Joris Lacoste, të cilin e njohim edhe nga Bitef, Ortens Archambault dhe Vincent Baudrieu (ata ishin në krye të festivalit të Avignonit nga viti 2004-2013).

Ka edhe Drie Duibi, Sevrin Chavrier, Julien Goslin, Hortense Archambault, Vincent Badrie, Ani Bérélovic, Beno Bradel, Ani Bisange, Martin Salirez, Silvia Casalino, Francesca Corona, Séverin Chavrie, Marie Dider…