Situata e krijuar nga tifozët e Llapit dhe Ballkanit nuk i ka pëlqyer aspak as ish-futbollistit, Liridon Leci.
Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ai tha se “po sikur të jetë një familje në stadium, me fëmijë dhe me pa një fëmijë 7 vjeçar këto lloj situatash në stadium. Që aty ai dëshpërohet dhe i kërkon vëllaut ose prindit ose të mos shkojë në stadium”.
Ai po ashtu shtoi “kjo është jo-sportive”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00.
Përveç lajmeve nga sporti vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi edhe nga sporti ndërkombëtar.