Gjermani deri më tash ka bindur me lojë, por edhe me gola, ka thënë Liridon Leci.
Sipas Liridon Lecit, edhe Portugalia mbetet pretendent me paraqitjen e sotme, pasi ajo shënoi fitore ndaj Republikës së Çekisë.
Ai, në emisioni “EuroDueli” në RTV Dukagjini, ka thënë se mesfusha dhe sulmin e ka shumë të mirë, ndërsa sipas tij disa mangësi i ka te mbrojtja.
Ai tutje ka thënë se me ekipe të mëdha këto defekte të mbrojtjes janë problem, mirëpo mesfushën dhe sulmin e ka shumë të orkestruar.
Lojtarët e saj, të cilët luajnë në ekipe të mëdha, e bëjnë atë të jetë favorit në këtë kampionat.