Leci i nervozuar, revoltohet me Valon Zymberin, ia numëron “gabimet trashanike” te Drita

Në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini trajneri dhe analisti, Liridon Leci, e ka kritikuar ashpër punën e drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, te kjo skuadër

Zymberi ka deklaruar në ‘Kanal10’ se ka qenë i vetëdijshëm që sulmuesi, Arb Manaj, nuk ka mundësi këtë sezon të luajë te Drita, pavarësisht se e kanë transferuar në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Lecit, kjo është edhe më skandaloze, pasi Manaj nuk ka pasur minutazh të madh te Ballkani.

”Kjo është edhe më skandaloze sepse ai nuk ka luajtur në Ballkan. Ti e ke heq një futbollist, të cilin ata kanë pasur dëshirë me largu. Nuk është vetëm te Manaj, a e din çka është te Drita. Ku është Drilon Islami dhe Albin Krasniqi, që kanë luajtur katër vjet te Drita, i kanë lëshuar pa asnjë cent. Kjo ka ndodhur në periudhën e tij,” tha ai.

Teksa, vazhdoi duke numëruar rastet që sipas tij drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka gabuar.

”Ardit Tahiri, një lojtar që është konstant dhe luan te U21, me u largu pa asnjë cent, plus i ka marrë dy-tre rroga që është larguar, jam i bindur. Me marrë një Arb Manaj që s’ka lujt. Kam informacione se klubet në Kosovë i kanë dhënë 100 mijë euro për Drilon Islamin, këta e kanë lëshuar pa pare. Almir Kryeziu e kanë marrë pa pare, e kanë lëshuar pa pare, sot klubet evropiane ia jepin Ballkanit 300 mijë euro me marrë Kryeziun. Arsyeja që iu është dhënë Valon Murselit për Drilon Islamin, nuk bënë me thënë në televizion sepse e dëmtojmë atë djalë. Kanë dyshuar në shëndetin e tij. Prandaj, tifozët nuk dëshirojnë ta kenë Valon Zymberin në skuadër sepse ia dinë gjërat,” tha Leci.

Më poshtë mund të shikoni videon e plotë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika