Leci: Po e shikoj një Kombëtare duke flejtur në gjumë, ashtu siç është edhe trajneri

Analisti dhe trajneri, Liridon Leci, ka komentuar paraqitjen e fundit të Kombëtares së Kosovës ndaj Rumanisë, ku ‘Dardanët’ barazuan pa gola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Leci ka thënë se në raste të caktuara futbollistët janë “duke flejtur në gjumë”. Sipas tij, njëjtë po vepron edhe përzgjedhësi, Alain Giresse.

“Po e shikoj një Kombëtare duke flejtur në gjumë në momente të caktuara, ashtu siç është edhe trajneri. Trajneri duhet të jetë më karizmatik, pak më i gjallë,” tha ai.

Leci shtoi se Kosova e kishte ‘detyrim’ fitoren kundër Rumanisë.

“Ne ishim të dënuar për të fituar këtë ndeshje për shkak se do t’i kishim rritur shanset për të pretenduar diçka më shumë,” potencoi ai.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika