Leci: Shqipëria nuk fitoi një pikë, por humbi dy
Liridon Leci në “Euro Dueli” në RTV Dukagjini ka komentuar lojën e Shqipërisë me Kroacinë. Ai ka thënë se nuk kemi fituar një pikë në këtë përballje, por i kemi humbur dy. Në bazë të lojës të cilën e kanë zhvilluar lojtarët e kombëtares shqiptare sipas Lecit, fitorja ish dashur të jetë për Shqipërinë. Leci […]
Liridon Leci në “Euro Dueli” në RTV Dukagjini ka komentuar lojën e Shqipërisë me Kroacinë.
Ai ka thënë se nuk kemi fituar një pikë në këtë përballje, por i kemi humbur dy.
Në bazë të lojës të cilën e kanë zhvilluar lojtarët e kombëtares shqiptare sipas Lecit, fitorja ish dashur të jetë për Shqipërinë.
Leci ka thënë se një problem që ka identifikuar gjatë analizës së tij është se lojtarët shqiptarë luajnë në vertikale, kjo sipas tij ka ndodhur edhe në lojën me Italinë, por edhe sonte me Kroacinë.















